Bota

Gjermania, apel për përmbajtje në tensionin ShBA & Iran

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Rainer Breu në konferencën për mediat që organizoi në Berlin vlerësoi edhe deklaratën e presidentit amerikan, Dunald Trump “Nëse Irani dëshiron të luftojë, ky do të jetë fundi zyrtar i Iranit”, të cilën ai e ka bërë përmes një postimi në Twitter.

Ne e dënojmë hapur sulmin me raketa që ndodhi në Zonën e Gjelbër në kryeqytetin e Irakut, Bagdad,- deklaroi Breu dhe u bëri thirrje të gjitha palëve për të vepruar me kujdes, me qëllim për të mos e acaruar edhe më shumë situatën.

“Ne jemi kundër ashpërsimit të retorikave”,- tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, duke shtuar se janë kundër shkallëzimit të kërcënimeve në mënyrë reciproke.

Tensioni ShBA-Iran

Më 8 maj të 2018-s administrata e Trumpit kishte deklaruar tërheqjen nga marrëveshja bërthamore e firmosur më 2015.

Pastaj ShBA-ja nisi të zbatojë sanksione ndaj qeverisë se Teheranit, të cilat kishin në shënjestër eksportin e naftës iraniane, ndërsa në prill të këtij viti Uashingtoni përfshiu në listën e “organizatave të huaja terroriste” ushtrinë e Gardës Revolucionare të Iranit.

Nga ana tjetër Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani në përgjigje të sanksioneve amerikane më 8 maj kishte njoftuar rifillimin pjesërisht të aktivitetit bërthamor dhe u kishte njohur 60 ditë afat vendeve nënshkruese të marrëveshjes (bërthamore) për të marrë masat që do të mbronin interesat e Iranit.

Si masë mbrojtëse ndaj kërcënimeve të mundshme nga Irani pak kohë më parë ShBA-ja kishte dërguar në Gjirin Persik Grupin e Sulmit të aeroplanmbajtëses “USS Abraham Lincoln” dhe Taskforcën e Bombardimit, e cila përbëhet nga 4 avionë bombardues të tipit B-52 me kapacitet nuklear.

Të enjten, “New York Times” citonte burime të inteligjencës të thonin se Irani kishte vendosur së fundmi në Gji anije ushtarake [të armatosura me raketa-hedhës] duke e rritur frikën e konfliktit të mundshëm./trt

OPINIONE