Gjermania dhe Franca kritikojnë vazhdimin e ndërtimit të kolonive sioniste

Qeveria franceze dhe ajo gjermane kanë kritikuar vazhdimin e ndërtimit të kolonive nga ana e regjimit sionist në rajonin BPLJ.

Ministria e jashtme e Gjermanisë dhe ajo e Francës, kritikuan vendimin e regjimit sionist për ndërtimin e 3 mijë njësive të reja banimi në BPLJ duke e cilësuar këtë veprimi shkelje të normave dhe dispozitave ndërkombëtare. Në deklaratën e lëshuar nga qeveria franceze për këtë çështje, thuhet se vazhdimi i ndërtimit të kolonive sioniste do të ketë pasoja të rënda. Regjimi sionist ka marrë vendim që të ndërtojë 3 mijë njësi të reja banimi në BPLJ edhe pse më 23 dhjetor 2016 KS i OKB nxori një rezolutë për t’i dhënë fund procesit të ndërtimit të kolonive sioniste në territoret palestineze. 14 vendet anëtare të KS të OKB votuan pro kësaj rezolute ndërsa Amerika ka abstenuar. Në këtë rezolutë ndërtimi i kolonive sioniste është cilësaur veprim i jashtëligjshëm./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne