Bota

Gjermania do ta dorëzojë Puigdemontin në Spanjë

Puigdemont është ndaluar në Gjermani më 25 mars Prokuroria e Përgjithshme e landit Shlesvig-Holshtajn ka bërë të ditur të martën se do të ekstradojë në Spanjë ish-kreun e qeverisë së Katalonisë, Carles Puigdemont. Drejtësia spanjolle e akuzon Puigdemont për rebelim për shkak të shpalljes së pavarësisë së Katalonjës. Prokuroria e landit gjerman ka bërë kërkesën në Gjykatën e Lartë të Landit për ekstradim mbi bazën e fletëarrestit. Gjermania mbështeti Spanjën Carles Puigdemont u arrestua në fund të marsit në Gjermani. Ai priti disa ditë vendimin në burgun e Neumünsterit pasi shqyrtimi i dokumentacionit konsiderohej shumë kompleks. Qeveria gjermane ishte shprehur se nuk do të rëndohen marrëdhëniet me Spanjën për shkak të ish-kryetarit të qeverisë katalanase, Carles Puigdemont. Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert u shpreh pas arrestimit të Puigdemont, se rasti është trajtuar sipas ligjeve gjermane e rregulloreve europiane në fuqi. “Spanja është një vend demokratik” dhe konflikti për Katalonjën duhet të zgjidhet “brenda të drejtës dhe ligjit kushtetues spanjoll”, kishtë thënë Seibert. Carles Puigdemont nuk kërkoi azil politik në Gjermani.

OPINIONE