Gjermania e sheh Jordaninë si alternativë për zhvendosjen e trupave nga Incirliku i Turqisë

Gjermania do të vazhdojë të kërkojë një alternativë për të zhvendosur trupat e saj nga baza ajrore Incirlik e Turqisë në vendet fqinje si Jordania, tha të hënën kancelarja gjermane Anxhela Merkel.

Lidhjet gjermano-turke u testuan më 27 shkurt me arrestimin e Deniz Yucel, një gazetari gjermano-turk që punonte për gazetën Die Welt.

Ai u arrestua dhe u ndalua me akuzat për mbështetjen e një organizate terroriste dhe nxitjen e dhunës publike.

Situata u përkeqësua kur autoritetet gjermane ndaluan demonstrimet pro-Erdogan në Gjermani në prag të referendumit. Gjermania ka një popullsi të konsiderueshme turke, dhe Erdogan donte të siguronte që ajo do të votonte në favor të referendumit të diskutueshëm.

Si Gjermania ashtu edhe Turqia janë anëtarë të NATO-s, me aleancën që përdor shumë nga pasuritë turke për operacionet e saj në Lindjen e Mesme, veçanërisht bazën ajrore Incirlik në Turqinë jugore.

Dhënia e azilit për stafin e NATO-s dhe familjet e tyre ka të ngjarë të shkaktojë tensione diplomatike midis Berlinit dhe Ankarasë.

“Kjo është sfiduese. Dhe ne i kemi lajmëruar ata përmes kanaleve të ndryshme. Ne do të vazhdojmë negociatat, por njëkohësisht do të zbatojmë atë që kemi nisur, sepse ne kemi pasur vështirësi me vizitat tashmë. Kjo do të thotë që do të kërkojmë një alternativë veç Incirlikut; për shembull Jordania, ndër të tjera, është një alternativë e mundshme,” u tha Merkel gazetarëve.

Zëdhënësi i qeverisë shtoi se Berlini do të vazhdojë përpjekjet për rregullimin e vizitës, dhe nuk i ka komentuar planet e kancelares gjermane Anxhela Merkel për të vizituar bazën në të ardhmen e afërt.

Në vitin 2016, Berlini e zgjati deri në fund të vitit 2017 vendosjen e gjashtë avionëve Tornado dhe qindra personeli gjerman në bazën ajrore Incrilik pavarësisht nga marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve. Marrëdhëniet gjermano-turke u përkeqësuan pas vendimit të parlamentit gjerman në qershor për ta etiketuar masakrën e armenëve të vitit 1915 nga Perandoria Osmane si gjenocid. Pas këtij vendimi, Ankaraja kufizoi një delegacion të ligjbërësve gjermanë nga qasja në bazën ajrore në qershor të vitit 2016. Megjithatë, në tetor, Turqia e lejoi delegacionin të vizitonte bazën.

Në nëntor 2016, mediat gjermane njoftuan se zyrtarët ushtarakë kanë udhëtuar në kryeqytetin e Jordanisë, Amman, për të hetuar një zhvendosje të mundshme të avionëve spiunë Tornado nga Turqia jugore.

Në bazën ajrore turke Incirlik ndodhen qindra personel gjerman dhe disa avionë Tornado për të kryer sulme ajrore kundër grupit terrorist të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera anëtare të NATO-s. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne