Gjermania ende s’ka vendim për negociatat, Roth: Po verifikojmë arritjet

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, të shtunën, gjatë një konference për mediat, deklaroi se rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë, por që ia vlen.

Duke theksuar në vendi duhet të ketë prioritet forcimin e shtetit ligjor dhe sistemin e drejtësisë.

Rotha tregoi se fokusi i bisedimeve kanë qenë problematikat që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.

Ai u shpreh se Gjermania ka ende pritshmëri se këto do të realizohen.

“Qeveria federale po verifikon të gjitha arritjet dhe në bashkëpunim me bundestagun do pozicionohemi në të ardhmen”,-deklaroi ai.

Nga ana tjetër, ministri për Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, deklaroi se Shqipëria beson fuqimisht në mbështetjen e Gjermanisë, në procesin e vështirë që është para nesh për nisjen e bisedimeve me BE-në.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne