Gjermania furnizon Katarin me lopë

Gjermania ka transportuar lopë në Katar për të rritur furnizimin me qumësht midis një bllokade në vend të udhëhequr nga Arabia Saudite, tha të mërkurën kompania bujqësore e Katarit, Baladni.

165 lopët e qumështit – të parat nga rreth 4,000 lopë që do të importohen në vend – u transportuan vonë të martën. Me origjinë nga Gjermania, ato u fluturuan në Katar nga Budapesti, vendi i tyre i fundit i banimit, tha një zëdhënës i kompanisë bujqësore për dpa.

Kompania ka lëshuar video që tregojnë se lopët po sillen nga aeroporti i Dohas në një fermë të ndërtuar enkas në veri të kryeqytetit të Katarit, që ka kapacitet për 4.000 kafshë.

Zëdhënësi i Baladnit tha se një pjesë tjetër e lopëve pritej të vinte në ditët në vijim, dhe se importet e lopëve të qumështit do të vinin nga Gjermania, Australia dhe Shtetet e Bashkuara.

Lopët janë për të plotësuar nevojat për qumësht të popullsisë, të cilat momentalisht po përmbushen nga importet nga Turqia. Para bllokadës, shumica e importeve të qumështit vinin nga Arabia Saudite.

Muajin e kaluar, Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nisën një bllokadë ndaj Katarit për mbështetjen e dyshuar të terrorizmit dhe lidhjet me Iranin. Katari është në proçes të sigurimit të rrugëve të reja tregtare. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne