Bota

Gjermania i zgjat dorën e miqësisë Turqisë

Ministri i Jashtëm i Republikës Federale të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka riafirmuar gatishmërinë e Berlinit për të përmirësuar marrëdhëniet me Ankaranë në një telefonatë me homologun e tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Maria Adebahr, në një konferencë për media njoftoi se mëngjesin e sotëm shefi i diplomacisë gjermane ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e diplomacisë turke.

“Jemi të lumtur që Steudtner është kthyer në shtëpi. Ministri ynë i Jashtëm tha qartë se qeveria gjermane mbetet e interesuar në një dialog me Turqinë dhe në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, u shpreh Adebahr.

Steudner dhe shtatë të dyshuar të tjerë u arrestuan në korrik në Stamboll të Turqisë gjatë një takimi të “menaxhimit dixhital të sigurisë dhe informacionit”, me dyshimin se ata synonin të nxisin protestat publike masive dhe kaotike.

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga politikanët gjermanë për lirimin e Steudtner-it, qeveria turke hodhi poshtë çdo ndikim politik mbi gjyqësorin dhe i këshilloi ata të prisnin vendimin e gjykatës.

Lidhjet mes Ankarasë dhe Berlinit janë tensionuar që nga grusht shteti i dështuar i vitit të kaluar në Turqi, pasi politikanët turq kritikuan homologët e tyre gjermanë për mungesën e tyre për të treguar solidaritet të fuqishëm me qeverinë turke kundër tentimit për grusht shteti.

Ankaraja gjithashtu kritikoi Berlinin për atë se ajo qëndroi e verbër ndaj grupeve të jashtëligjshme dhe organizatave terroriste si PKK dhe Organizata e Fethullah Gülen-it (FETÖ) të cilat vazhdojnë të përdorin Gjermaninë si një platformë.

FETÖ dhe udhëheqësi i saj në SHBA, Fethullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut 2016.

Gjermania, e cila është shtëpia e tre milionë emigrantëve turq, është ndër vendet ku FETÖ ka arritur të organizojë një rrjet të madh, duke përfshirë dhjetra biznese, shkolla private dhe organizata mediatike.

Që nga grush shteti i dështuar, dhjetra ish-zyrtarë, përfshirë edhe ish-ushtarë, shkuan në Gjermani nga vendet fqinje ose Turqia dhe kërkuan azil.

Para zgjedhjeve të përgjithshme të muajit të kaluar në Gjermani, politikanët acaruan kritikën e tyre ndaj Ankarasë dhe shprehën shqetësime rreth çështjeve të të drejtave të njeriut mes hetimeve të gjera nga autoritetet turke brenda FETÖ-s dhe organizatave tjera terroriste.

Aktualisht, 10 shtetas gjermanë, përfshirë një gazetar dhe një përthkyes, janë arrestuar në Turqi nën dyshimin për ndihmë dhe nxitje të një organizate terroriste. Shumica janë shtetas gjermanë me origjinë turke dhe disa kanë shtetësi të dyfishtë gjermano-turk.

 

 

 

 

OPINIONE