Gjermania kërkoi nga Italia hapjen e porteve detare për anijet e shpëtimit

Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer kërkoi nga Italia t’i hapë portet detare për anijet e shpëtimit.

Në letrën e tij dërguar homologut italian, Matteo Salvini, ministri Seehofer kërkoi dhënien fund krizës me anijet e shpëtimit.

“Nuk duhet të jemi përgjegjës për të endjen në Mesdhe për disa javë të anijeve me njerëzit e shpëtuar sepse nuk mund të gjejnë një port. Prandaj, me mirësi kërkoj që të rishqyroni qëndrimin e Italisë ndaj mos hapjes së porteve të saj”, shkruan ministri Seehofer në letrën e tij.

Ministri gjerman tërhoqi vëmendjen për shkak të përgjegjësisë së përbashkët të Evropës “dhe vlerat e përbashkëta të krishtera” nuk duhet të ketë dallim se prej ku vjen ekuipazhi, nën cilin flamur lundron anija dhe cila organizatë i shpëton refugjatët në Mesdhe.

Dihet se anija e ndihmës “Aylan Kurdi” e OJQ-së gjermane “Sea Eye” dhe anija ndihmëse “Alex” e OJQ-së italiane “Mediterranea” po përpiqen të hyjnë në portin e ishullit italian Lampedusa me refugjatët e shpëtuar në Mesdhe./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne