Gjermania kundër pranimit të fëmijëve azilantë

Gjermania nuk është dakord me thirrjen e Komisionit Evropian (KE) drejtuar të gjitha vendeve evropiane për të pranuar fëmijët azilantë në Greqi.

Ulrike Demmer, zëdhënësi i Qeverisë gjermane në deklaratën që bëri në lidhje me këtë çështje në brifingun javor për mediat tha:

“Jemi në kërkim të një zgjidhjeje evropiane për të ardhmen e kësaj çështjeje. Vetëm se ne nuk mund ta bëjmë vetëm këtë”, duke lënë të kuptohet se Gjermania nuk e mbështet thirrjen.

Zëdhënësi gjithashtu u ankua se nga 5.276 fëmijë azilantë 3 mijë nuk ishin marrë dhe vendosur ende në ndonjë kamp, duke e cilësuar situatën si shumë dramatike./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne