Bota

Gjermania kundër supremacistëve të bardhë

Qeveria gjermane dënoi të hënën protestën e zhvilluar në Virxhinia, nga ata që njihen si të “bardhët nacionalistë”, duke thënë se Berlini solidarizohet me ata që “qëndrojnë në mënyrë paqësore kundër mendimeve agresive të ekstremistëve të djathtë”.

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet lidhur me protestat e dhunshme në Sharlotsvill të Virxhinias që çuan në vrasjen e një gruaje dhe dy policëve. Në përplasje u përfshinë supremacistët e bardhë me një grup anti-protestuesish. Në një konferencë për shtyp në Berlin zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert tha se qeveria gjermane qëndron me ata që iu kundërvunë marshuesve. “Duhet thënë se, ato ishin skena plotësisht të neveritshme, në marshimin e ekstremistëve të djathtë. Esktremizmi, antisemitizi dhe urrejtja u shfaqën në formën më të egër të tyre. Imazhe dhe fjalime të tilla kurdoherë që ndodhin janë të neveritshme. Kjo është krejtësisht në kundërshtim me politikën e kancelares dhe qeverisë gjermane. Ne solidarizohemi me ata që qëndrojnë paqësisht kundër opinioneve të tilla agresive të së djathtës ekstreme”, tha zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel./ PT

OPINIONE

INTERVISTA