Gjermania ka reaguar pothuajse menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit në Britani, ku votuesit vendosën mos t’i jepnin Theresa May shumicën parlamentare për të formuar qeverinë.
Rivali kryesor i Angela Merkel ka mirëpritur rezultatin e zgjedhjeve britanike, duke thënë se ai shënon fundin e kursit anti-evropian të Kryeministres May.
Social Demokrati Martin Schulz, i cili tashmë ka përgëzuar Jeremy Corbyn në një telefonatë dhe ka rënë dakord që të takohen personalisht së shpejti , thotë se edhe nëse Britania largohet nga BE-ja, do të ketë nevojë për bashkëpunim dhe jo konfrontim.
Ai u shpreh se Britania e Madhe do të mbetet gjithmonë pjesë e Evropës.
Nga ana tjetër bizneset gjermane shpresojnë për “më shumë realizëm dhe pragmatizëm” nga Mbretëria e Bashkuar, raporton “BBC”.
Konfederata e Federatës së Punëdhënësve Gjermanë ka lëshuar një deklaratë duke thënë se shpreson se negociatat e Brexit-it të zhvillohen me “më shumë realizëm dhe pragmatizëm”.
“As nacionalizmi, as retorika anti-BE as romantizmi shoqëror i majtë nuk arrijnë shumicën”, tha presidenti i organizatës, Ingo Kramer.