Gjermania mirëpret marrëveshjen Turqi-SHBA

Qeveria gjermane ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Turqisë dhe SHBA-ve pas operacionit “Burimi i Paqes” i cili zhvillohet në veri të Sirisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Christofer Burger, në një konferencë për shtyp në qendrën e shtypit federal është shprehur se e kanë mirëpritur marrëveshjen.

“Mirëpresim ndalimin e operacionit, pakësimin e tensionit dhe mbrojtjen e civilëve” tha Burger, i cili ka theksuar se pauza e zbatuar me marrëveshjen e arritur dëshirojnë që ajo të shndërrohet “në një armëpushim të përhershëm”.

Më tej Burger ka bërë të ditur se Gjermania ka biseduar me partnerët e saj lidhur me çështjen dhe janë në kërkim të përgjigjeve të disa pyetjeve të tilla se si do të vazhdojë kjo situatë dhe se si do ta ndikojë kjo procesin politik./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne