Gjermania mund të marrë 25 për qind nga migrantët e shpëtuar në Itali

Gjermania është e gatshme të marrë çerekun e migrantëve që mbërrijnë në Itali me varkë, deklaroi ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer.

“Nëse gjithçka mbetet ashtu siç diskutuam, ne mund të marrim 25 për qind të njerëzve të shpëtuar nga fatkeqësia në det dhe të cilët përfundojnë në Itali”, ka thënë të premten Seehofer për të përditshmen “Suddeutsche Zeitung”.

Seehofer shtoi se kjo nuk do të trondisë politikën e migracionit të Gjermanisë.

Ai gjithashtu tha se Gjermania ndjek politikën “humane” të migracionit, duke shtuar: “Ne nuk do të lejojmë që dikush të mbytet”.

Gjermania, Franca, Italia dhe Malta do të mblidhen në Maltë më 23 shtator për të diskutuar çështjen e migracionit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne