Gjermania nikoqire e festivalit të sportit për të përforcuar lidhjet me Turqinë

Gjermania do të jetë nikoqire e festivalit të sporteve, kulturës dhe artit, që fillojnë të premten dhe të kanë për qëllim të betonizojnë marrëdhëniet me Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit të Festivalit Evropian të Sporteve dhe Kulturës (ASKFEST), do të ketë një festival treditor në qytetin Hamm që ndodhet në veriperëndim të Gjermanisë, me qëllim të përforcimit të marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Turqisë.

Festivali do të organizohet në mënyrë të përbashkët nga Ministria e Rinisë dhe Sportit e Turqisë, Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Presidenca e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) dhe komunës së Hamm-it.

Si pjesë e festivalit, do të ketë gara në sporte ekipore dhe individuale, lojëra për fëmijë dhe të moshuar dhe ngjarje kulturore.

Festivali do të mbahet nën moton “Sportoni bashkë! Kënaquni bashkë! Jetoni bashkë”.

Gjatë festivalit do të organizohen gara në futboll, basketboll, atletikë, bowling, çiklizëm, “skateboarding” dhe pingpong.

Përpos këtyre sporteve bashkëkohore, do të organizohen edhe gara në sportet tradicionale turke si gjuajtje me hark dhe mundje tradicionale.

Të pranishmit gjithashtu do të kenë mundësi të shijojnë kuzhinën turke dhe gjermane dhe të argëtohen me koncerte.

Në festival do të marrin pjesë yje turke dhe të sportit si dhe zyrtarë qeveritarë, përfshirë ministrin e Sportit të Turqisë, Mehmet Muharrem Kasapoglu, ministrin e Kulturës, Mehmet Nuri Ersoy, drejtori i YTB-së Abdullah Eren dhe kryebashkiaku i Hamm-it, Thomas Hunsteger Petermann.

Anadolu Agency, Transmetuesi publik i Turqisë, TRT, si dhe kompania ajrore turke Turkish Airlines janë në mesin e mbështetësve të festivalit.

Qyteti Hamm ndodhet në shtetin verior Rhine-Westphalia të Gjermanisë, i cili është i banuar nga shumë turq.

Ngjarja do të zgjasë deri më 30 qershor, ndërsa hyrja do të jetë pa pagesë për turqit dhe gjermanët./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne