Gjermania njeh ekzistencën e shtetit të Izraelit, por jo brenda kufijve të vitit 1967

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka deklaruar se ambasada gjermane në Tel-Aviv mund të zhvendoset në Jerusalem vetëm nëse palestinezët dhe izraelitët “arrijnë në një marrëveshje në mënyrë të hapur” për çështjen e zgjidhjes me dy shtete.

Ministri i Jashtëm gjerman në një fjalim të mbajtur në konferencën vjetore të Institutit të Sigurisë Kombëtare të Universitetit Tel-Aviv në kryeqytetin e Izraelit tha se, “Ne do të vazhdojmë ta njohim ekzistencën e një shteti të Izraelit, jo brenda kufijve të vitit 1967, por jashtë saj. Në të njëjtën kohë do t’i dënojmë ata të cilët janë kundër të drejtës së Izraelit për të ekzistuar”.

Gabriel theksoi se Gjermania nuk do të zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem, nëse palestinezët dhe izraelitët nuk arrijnë në një marrëveshje në mënyrë të hapur për çështjen e zgjidhjes me dy shtete.

Duke vënë theksin në të drejtën e Izraelit për ekzistencë, Gabriel tha se, “Ne nuk arritëm që ta eliminojmë këtë fenomen (të qenit kundër ekzistencës së Izraelit), por do të vazhdojmë të luftojmë me të”.

Shtete të shumta të Bashkimit Evropian (BE) në të kundërtën me SHBA-të, refuzojnë njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, pa zgjidhjen e problemit mes Izraelit dhe Palestinës, të bazuar në zgjidhjen me dy shtete.

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence, gjatë fjalimit të tij në parlamentin izraelit (Knesset) më 22 janar, ishte shprehur se SHBA-të do ta zhvendosin ambasadën amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem para përfundimit të vitit 2019.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, më 6 dhjetor të vitit të kaluar njoftoi se ka marrë vendim për njohjen e Jerusalemit si “kryeqytet të Izraelit” dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel-Avivi në këtë qytet. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne