Bota

Gjermania për krizën e Katarit: Po vie era luftë

Për ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, kriza e Katarit mund të çojë në luftë. Kryediplomati i tha gazetës “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, se shkëputja e marrëdhënieve mes këtij shteti të Gjirit dhe vendeve të tjera arabe sjell erë konflikti, por sipas tij ka ende mundësi për të zbutur tensionet.
“Ka një rrezik që kjo mosmarrëveshje të çojë në luftë. Ka një ashpërsi dramatike në marrëdhëniet mes vendeve aleate dhe fqinje në Gjirin Persik. Pas bisedimeve që pata këtë javë me homologët nga Arabia Saudite, Katari dhe Turqia, si dhe telefonatave me ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Kuvajtit, e kuptova fare mirë sesa e rëndë është situata, por besoj se ka mundësi të mira për progres”, tha Gabriel.

Ekspertët mendojnë se vizita e presidentit amerikan Trump në Arabinë Saudite, ka pasur ndikim në këtë mes.

Pritet të shihet edhe fakti se çfarë qëndrimi do të mbajë Ankaraja. Në mesin e krizës, Parlamenti turk vendosi ta zgjerojë bazën ushtarake turke në Katar, ndërsa të dyja vendet mbështesin Vëllazërinë Myslimane të Egjiptit dhe qeverinë e Hamasit në Gaza.

OPINIONE