Gjermania përsërit thirrjen për “zonën e mbrojtur” në veriperëndim të Sirisë

Gjermania të mërkurën përsërit thirrjen për krijimin e një “zone të mbrojtur” në veriperëndim të Sirisë për miliona civilë që kanë ikur nga sulmet e regjimit të Bashar al-Asadit.

Ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, tha për agjencinë gjermane të lajmeve DPA se shtetet evropiane duhet të marrin përgjegjësi më të mëdha për të ulur tensionet dhe t’i hapin rrugë zgjidhjes politike të konfliktit në Siri.

“Është mirë pasi Kancelarja Merkel mbetet në kontakt me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan nëse një zonë e mbrojtur do të ishte e dobishme për të siguruar ndihmën humanitare urgjente të nevojshme për njerëzit në rajon”, tha ajo.

Kramp-Karrenbauer kritikoi ashpër mbështetjen e Rusisë për regjimin e Bashar al-Asadit dhe shprehu skepticizëm në lidhje me angazhimin e Moskës në marrëveshjen e Soçit të vitit 2018 me Ankaranë për të de-eskalimin e tensioneve në provincën siriane veri-perëndimore të Idlibit.

Ajo argumentoi se ndryshe nga Rusia “BE dhe NATO janë partnerë të besueshëm të Turqisë”.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes u bëri thirrje SHBA-së dhe partnerëve evropianë që të shtojnë edhe më tej presionin e tyre ndaj Rusisë pas përshkallëzimit të tensioneve në veriperëndim të Sirisë.

“Besoj se BE dhe SHBA tani duhet të bëjnë njëkohësisht më shumë presion ndaj Presidentit rus Vladimir Putin dhe Asadit për t’i hapur rrugën zgjidhjes politike të luftës në Siri”, tha ajo.

Rreth 4 milionë civilë janë bllokuar në fortesën e fundit të opozitës në Idlib për shkak të ofensivës së fundit ushtarake nga regjimi i Asadit me mbështetjen e Rusisë dhe forcave të mbështetura nga Irani në rajon.

Turqia nisi Operacionin “Mburoja e Pranverës” të dielën pasi 34 ushtarë turq ranë dëshmorë në një sulm ajror të regjimit të Asadit në Idlib. Ushtarët turq u vendosën atje si pjesë e marrëveshjes së vitit 2018 të Soçit me Rusinë për të mbrojtur popullsinë civile dhe grupet kundër terrorizmit.

Në vitin 2018, Turqia dhe Rusia kishin rënë dakord ta kthenin Idlib në zonë të de-eskalimit në të cilën shprehimisht ndalohen aktet e agresionit

Por regjimi dhe aleatët e tij, përfshirë forcat e mbështetura nga Irani, kanë thyer vazhdimisht armëpushimin, duke kryer sulme të shpeshta brenda territorit.

Më shumë se 1.300 civilë janë vrarë në zonën e de-esklaimit në Idlib në sulme të tilla, duke çuar 1.7 milion refugjatë drejt kufirit të Turqisë me Sirinë. /AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne