Gjermania tërheq dekoratën e ndarë për Sisin

Teatri i Operës Semper (Semperoper) në Dresden të Gjermanisë njoftoi se ka tërhequr mbrapa një dekoratë që më herët i është ndarë presidentit puçist të Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi.

Opera e kumtoi vendimin për tërheqjen e Urdhrit St. George, i cili i është ndarë Sisit këtë vit, pas reagimeve të shumta dhe pyetjes në opinion se “si është e mundur që një çmim i këtillë t’i jepet një diktatori puçist”.

Reagimet dhe debatet në opionion filluan kur javën e kaluar, Sisi mori dekoratën nga drejtuesi i teatrit Hans-Joachim Frey, me çka shumë artistë njoftuan se nuk do të marrin pjesë në programet e kësaj shtëpie simbolike kulturore në Dresden./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne