Gjermania: Trumpi po “shkatërron besimin e Evropës” me postimet në Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të besimit midis SHBA-së dhe Evropës, me anë të një postimi në Twitter, nga marrëveshja përfundimtare e samitit të G7-ës në Kanada, pohoi ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas.

“Ju mund të shkatërroni shumë lehtë një pjesë të madhe të besimit me anë të një postimi në Twitter. Ky fakt e bën edhe më të rëndësishëm misionin që Evropa duhet të qëndrojë e bashkuar dhe të mbrojë interesat e saj në mënyrë edhe më ofensive”, pohoi Maas duke shtuar: “Evropa e bashkuar është përgjigja e duhur ndaj sloganit “Amerika vjen e para”. (ATSH)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne