Gjermania vepron kundër FETO-s për herë të parë

Qyteti gjerman i Dueseldorfit distancohet nga shoqata “Ein Stein / Ribif”, e cila njihet si e afërt me ‘Grupin Terrorist Gylenist’ (FETO). Ky është bërë veprimi i parë kundër grupit në vend.

Kryetari i bashkisë, Thomas Geisel, deklaroi se nuk dëshiron më ta mbrojë shoqatën, pasi lidhjet e saj me FETO-n u zbuluan, sipas deklaratës zyrtare nga Zyra e Komunikimit të qytetit të Duseldorfit të marra nga Daily Sabah të mërkurën.

Bashkia e Duseldorfit nuk do ta mbështesë më organizatën e shoqëruar me FETO-n dhe “kjo ka nevojë të rivlerësohet”, thotë deklarata. Shumë qytetarë turq shprehën mbështetjen e tyre për vendimin e autoriteteve.

“Vlerësimi i ‘Institutit Ungjillor për Hulumtime mbi Çështjet Fetare dhe Ideologjike’, si dhe opinione të tjera të ekspertëve mbi Gylenistët do të përdoren për këtë qëllim,” tha zëdhënësja e qytetit.

Përveç këtij rivlerësimi, Zyra Federale Gjermane për Migracionin dhe Refugjatët privoi shoqatën nga statusi i saj si një kurs integrimi, tha zëdhënësi. “Direktiva e shoqatës në vetvete nuk ka transparencë.”

Pavle Madzirov, zëdhënësi i politikës së integrimit të CDU-së, është i bindur se shoqata është e lidhur ngushtë me FETO-n. “Unë jam i befasuar se sa shumë partnerë të qytetit dhe bashkisë kanë përqafuar këtë bashkëpunim,” tha politikani.

Deri më tani, Gjermania ka hedhur poshtë aktivitetet e grupit terrorist dhe ka aprovuar aplikimet për azil nga të arratisurit, prandaj qytetarët turq e kanë parë këtë hap të bashkisë jashtëzakonisht të papritur.

Megjithatë, thirrjet e Ankarasë për një bojkot të institucioneve të FETO-s kanë filluar të kenë një efekt.

Në Gjermani ka pasur 24 shkolla, 300 shoqata dhe 140 kurse që ishin të lidhura me FETO-n. Disa prej tyre janë detyruar të ndërpresin aktivitetet për shkak të zvogëlimit të numrit të studentëve pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi më 15 korrik 2016. Shkolla e mbyllur më së fundi ishte shkolla private Karl-Friedrich Gauß në Ludëigsburg. Në këtë mënyrë, prindërit turq kanë treguar solidaritetin e tyre me viktimat e grushtit të shtetit dhe kanë ndërprerë të gjitha kontaktet e tyre me FETO-n. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne