Gjermania zbaton standarde të dyfishta me Turqinë

Gjermania arrestoi dy shtetas gjermanë, të cilët punonin në fabrikat që prodhojnë materiale shpërthyese dhe armë, me dyshimin për rrjedhje të sekreteve konfidenciale shtetërore.

Ndërkohë vendi mban një qytetar turk të arratisur, Can Dündarin, i cili kërkohet nga autoritetet turke për spiunazh dhe rrjedhje të sekreteve shtetërore.

Sipas Anadolu Agency, e cila e bazon raportin e saj mbi një deklaratë të prokurorit federal gjerman, dy të dyshuarit Thomas M., 54 vjeç, i cili është punëtor në një fabrikë materialesh shpërthyese dhe Martin M., 59, i cili mban një pozitë drejtuese në një fabrikë armësh, thuhet se e njohin njëri-tjetrin.

Bazuar në deklaratën, Thomas M. ishte në posedim të një dokumenti sekret “konfidencial” mbi planifikimin e buxhetit për Ministrinë Gjermane të Mbrojtjes. Ajo shtoi se dokumenti përmbante sekrete të nivelit të lartë të politikave të sigurisë të vendit dhe se një kopje e dokumentit iu dha Martinit në vitin 2016. Pas shkëmbimit Martini dyshohet se një kopje të dokumentit e shpërndau tek kolegët e tij në vendin e tij të punës dhe pas shfaqjes së incidentit; Punëdhënësi i Martinit informoi autoritetet federale të inteligjencës gjermane.
Për këtë çështje ka nisur një hetim nga autoritetet e inteligjencës dhe rezidencat e dy të dyshuarve janë kontrolluar.

Të dy Martin M. dhe Thomas M. u arrestuan nga një gjykatë gjermane më 26 janar. Nuk dihet ende se si fillimisht Thomas M. kishte qasje ndaj dokumentit.

Ndërsa Berlini ka treguar një nivel të lartë ndjeshmërie për çështjen e rrjedhjes së sekreteve shtetërore gjermane, ai e ka injoruar një rast të ngjashëm në Turqi. Gjermania ka qenë vend mikpritës ndaj një të dyshuari i cili u largua nga Turqia për t’iu shmangur akuzave për spiunazh.

Ish-kryeredaktori Can Dündar i të përditshmes Cumhuriyet është pritur ngrohtësisht në Gjermani nga autoritetet gjermane, megjithëse kërkohej nga autoritetet turke për mbështetje të terrorizmit dhe spiunazh.

Dündar është midis të dyshuarve të një rasti spiunazhi lidhur me publikimin e filmave konfidencialë në bastisjen e kamionëve të kontestuar të Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MİT). Kamionët që i përkisnin MİT u ndalën në fillim të janarit 2014 në provincën jugore të Adanës, teksa mbanin furnizime për turkmenët në rajonin Bayırbucak në Latakia të Sirisë veriore, sipas zyrtarëve të qeverisë. Bastisja ndaj kamionëve dyshohet se u krye nga zyrtarë të lidhur me grupin Gülenist Terrorist (FETÖ) me qëllim të minimit të reputacionit të qeverisë në fushën ndërkombëtare.

Ndërkohë që një hetim mbi incidentin ishte duke u zhvilluar, gazeta Cumhuriyet botoi në mënyrë të paligjshme pamjen e bastisjes dhe përmbajtjen e gjetur në bastisje.

Shefi i Byrosë së Cumhuriyet në Ankara, Erdem Gül dhe Dündar fillimisht u arrestuan më 26 nëntor 2015, por më vonë u liruan më 9 mars 2016, pas një vendimi të diskutueshëm pasi ishin shkelur të drejtat e tyre.

Dündar, i cili u largua nga Turqia për në Gjermani në korrik 2016, ndërsa priste rezultatin e një ankimimi kundër një dënimi për zbulimin e sekreteve shtetërore, u nderua për “shërbimet e shquara” nga kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo në ambjentet e bashkisë.

Në shtator 2017, një prokuror publik në provincën juglindore Diyarbakır nisi gjithashtu një hetim kundër Dündarit, duke lëshuar një urdhër arresti; një njoftim të kuq dhe kërkoi ekstradimin e tij nga Gjermania për krime që lidhen me propagandimin për grupin terrorist PKK gjatë një konference më 24 prill 2016 në lagjen Bağlar të Dijarbakırit.

Ankaraja akuzon Berlinin për standarde të dyfishta për qëndrimin ndaj të arratisurve të kërkuar nga Turqia, veçanërisht për anëtarët e PKK-së, FETÖ-s dhe partisë majtiste të Frontit të Lirisë Revolucionare Popullore (DHKP-C).

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se më shumë se 4,500 dosje janë dorëzuar tek autoritetet gjermane mbi personat e dyshuar për terrorizëm, megjithatë hapa ligjorë për të adresuar kërkesat e Ankarasë nuk janë ndërmarrë.

Përveç kësaj, një numër i madh i të dyshuarve të FETÖ-s kanë kërkuar azil në Gjermani pas përpjekjes së dështuar të grushtit të 15 korrikut, i cili la 250 të vdekur dhe më shumë se 2,000 persona të plagosur.

Pavarësisht se janë të listuar si një organizatë terroriste nga BE, SHBA, Turqia dhe Anglia, pasuesit e PKK-së kanë qenë në gjendje të mbajnë tubime masive.

Kohët e fundit, simpatizuesit e grupit kanë rritur sulmet e tyre mbi ndërtesat që i përkasin komunitetit turk në Gjermani. Sipas agjensisë gjermane të inteligjencës BfV, në vend numerohen rreth 14,000 ndjekës të PKK-së./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne