Gjinishi: “Spitali Amerikan” është biznes i Gylenit, favorizohet nga qeveria (video)

 

Teologu Ermir Gjinishi, ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit”, se në Shqipëri operon një organizatë okulte, e njohur si “Lëvizja Gyleniste”, e cila ka në pronësi shkolla, spitale dhe biznese të tjera. Sipas Gjinishit, këto biznese janë ndihmuar nga qeveria. Ai citoi “Spitalin Amerikan”, si një nga shembujt e një biznesi që është nën pronësinë e Gylenit.

Gjinishi: Statusi i Fondacionit fillon te okultizimi, te fshehja. Figuron fonacion. Ka kapur institucionet fetare. Kanë bizneset e veta. Kanë pjesën e rrjeteve të informimit online dhe jo vetëm.

Buzhala: Këtë propagandë ta kanë zili edhe diktatorët.

Gjinishi: Mos e degrado debatin kështu. Unë flas për kryeministrin tim, ti nuk e thua për kryeministrin tënd që u jep toka Gylenistëve për shkolla. Flas për kryeministrin tim që dha godinën e spitalit të traumës për privatin. Shteti nuk funksion te ky biznes privat. Është prishur gara, a e di sa tendera kanë marrë gylenistët?

Rakipi: Cilat janë bizneset e Gylenit?

Gjinishi: Spitali Amerikan, është biznes i Gylenit. Pse figuron ky njeri te bizneset e tyre dhe përse ka prishur garën?

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne