Gjiri Persik, themeli i krijimit të frontit detar të boshtit të Rezistencës përballë Arrogancës Botërore

Dita e sotme, 29 Prill, në kalendarin iranian është regjistruar si “Dita Botërore e Gjirit Persik”, duke shënuar përvjetorin e dëbimit të forcave okupuese portugeze nga ujërat e Iranit jugor në vitin 1622.

Shumë udhëheqës politikë dhe ushtarakë iranianë u shprehën në Ditën Kombëtare të Gjirit Persik, përfshirë komandantin e Marinës iraniane, Admiral Husein Khanzadi, i cili tha: “Gjiri Persik është themeli i krijimit të frontit detar të boshtit të Rezistencës përballë Arrogancës Botërore. ” Dhe komandanti i Forcës Detare të Ushtrisë së RII shtoi: “Emrat gjeografikë i kanë rrënjët në historinë dhe civilizimin e zonave gjeografike; pra bëhet fjalë për role reciproke të gjeografisë dhe civilizimit. Dhe vetë emri i Gjirit Persik flet qartë për ndikimin reciprok dhe ndërveprimin midis Iranit dhe Gjirit Persik. ” Më tej në deklaratat e tij, komandanti i Marinës iraniane theksoi: “Gjiri Persik përbën, sot, qendrën e konfrontimit të civilizimit Irano-Islamik me frontin e Arrogancës Botërore nën drejtimin e amerikanëve dhe britanikëve. Historia na mëson se Irani kurrë nuk ka poseduar një fuqi dhe autoritet kaq i madh detar që gëzon sot, dhe e rëndësishme është që kjo fuqi dhe ky prestigj mbështetet mbi potencialet indigjene kombëtare dhe nuk vjen nga jashtë. Në sfondin e idealeve të Revolucionit Islamik, potenciali gjeopolitik i Iranit në det, sot është në zgjerim të plotë; nga ky këndvështrim duhet të perceptohet përkufizimi i termave të tillë si Gjiri Persik, Ngushtica e Hormuzit, brigjet e Makranit dhe Detit Kaspik”. Ai shtoi”:Këto hapësira detare janë me të vërtetë qendrat e ringjalljes së civilizimit madhështor detar të Iranit, në të gjitha aspektet e tij historike dhe islamike, në këtë periudhë aktuale që mund të përshkruhet gjithashtu si “kapitulli i dytë i Revolucionit Islamik”, ose, një periudhë gjatë së cilës “Revolucioni Islamik riprodhohet si një civilizim”. Këto janë arsyet pse armiqtë e Iranit, armiqtë e Revolucionit Islamik, po bëjnë çdo përpjekje për të neutralizuar këto potenciale dhe Gjiri Persik është vetëm njëri prej tyre. Sidoqoftë, në dritën e Revolucionit Islamik dhe civilizimit iranian, brigjet e Iranit jugor, veçanërisht përgjatë Gjirit Persik, aktualisht plotësojnë kushtet për shfaqjen e “civilizimit të ri islamik” i cili, padyshim, do të ndikojë rajonin dhe tërë botën. (…) Prandaj, ne do të garantojmë sigurinë dhe rëndësinë e këtyre zonave detare dhe pas kësaj, do të përfitojmë nga kjo, me qëllim të vendosjes së paqes dhe sigurisë kolektive, përmes bashkëveprimit me miqtë dhe duke u përballur me armiqtë. Kështu do t’i japim fund ekspansionizmit të Arrogancës Botërore; ky është një premtim hyjnor. (…) Ne kemi forcuar praninë tonë në skenën botërore, në një klimë sanksionesh mizore që po godasin vendin dhe po mbështetemi në fuqinë e njohurive dhe mendimeve indigjene dhe me këto pika të forta do të befasojmë tërë botën. “Gjiri Persik” është një emër i denjë për këtë vend të lavdishëm, ashtu siç është “Gjiri i Derrave”, i cili i përshtatet në mënyrë të përkryer historisë së një dështimi poshtërues të Shteteve të Bashkuara. (…) Ne jemi të vendosur të ruajmë paqen dhe sigurinë e qëndrueshme dhe kolektive dhe nuk do të lejojmë asnjë element të huaj të dëmtojë sigurinë e rajonit. “/PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne