Gjoba nga furrat e bukës te dyqanet e bulmetit dhe të peshkut, çfarë gjeti Inspektorati Shtetëror Shëndetësor

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor vijon inspektimet e tregjeve në kryeqytet, për të parë nëse masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit aplikohen dhe zbatohen nga të gjithë.

Sot, kryeinspektorja Shëndetësore, Vjollca Braho, së bashku me administratorin e Njësisë nr. 2, Florian Pullazi, zhvilluan inspektim në tregjet e njësisë në Tiranë. Inspektimi vazhdoi edhe në tregun e Pazarit të Ri, ku Braho përsëriti thirrjen për dezinfektimin e tregjeve, ruajtjen e distancave, pajisjen me doreza dhe maska nga tregtarët dhe qytetarët.

Vetëm sot, më datë 13 prill 2020, nga ana e ISHSH në të gjithë vendin janë kryer 64 inspektime dhe 1172 monitorime dhe vendosur 5 masa administrative.

1. ISHSH Durrës, gjobë 50 000 lekë, subjekti me NIPT L21728504I, furrë buke.
2. ISHSH Durrës, gjobë 50 000 lekë, subjekti me NIPT L81309515O, shitje peshku.
3. ISHSH Durrës, gjobë 50 000 lekë, subjekti me NIPT K73513802G, dyqan bulmeti.
4. ISHSH Shkodër, gjobë 50 000 lekë, subjekti me NIPT K73513802G, furrë buke.
5. ISHSH Shkodër, gjobë 100 000 lekë, subjekti me NIPT K73513802G, dyqan veshjesh.

“Jemi çdo ditë në terren për të kontrolluar zbatimin e masave të veçanta për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, theksonet në njoftim./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne