Shqiperia

Gjobat për maska, Lleshaj bën bilancin: Janë ndëshkuar 2811 qytetarë, justifikohet se policia është e detyruar nga ligji!

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, njofton se që nga data 15 tetor, kur me vendim qeverie nisi zyrtarisht mbajtja e maskës me detyrim, dhe deri sot janë gjobitur me 30 mijë lekë të vjetra 2811 qytetarë në të gjithë vendin.

Në mesazhin e tij, ministri Lleshaj thekson se mbajtja e maskës frenon rrezikun e infektimit me Covid-19, duke shtuar se “policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës. Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe gjoba për ata që sillen pa përgjegjësi dhe sfidojnë shoqërinë.”

Reagimi i plotë:

Mbajtja e maskës është sot gjëja më e vogël, por edhe më e madhe që secili mund të bëjë për të frenuar rrezikun e përbashkët që na vjen nga Covid-19.

Policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës.

Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe gjoba për ata që sillen pa përgjegjësi dhe sfidojnë shoqërinë.

/Bw

 

OPINIONE

INTERVISTA