Gjuha dhe kultura turke gjithnjë e me tërheqëse për opinionin në Mal të Zi

Gjuha dhe kultura turke gjithnjë e me tërheqëse për opinionin në Mal të Zi.  Kjo falë aktivitetit të ngjeshur të Institutit  Yunus Emre.  Ky Institut krahas TIKA-s, pothuajse në të gjitha qytetet e Malit të Zi organizon kurse të gjitha niveleve te mësimit te gjuhës turke. Kështu në Fakultetin e Shkencave Politike në Podgoricë u bë ndarja e diplomave për  studentet  që kane vijuar kursin. Diplomat u ndanë nga drejtori i Instituti  Doc. Dr. Xhihan Ozdemir  i cili duke iu drejtuar  të pranishmeve tha se “në të ardhmen këta studentë  me njohjen e gjuhës turke do të  jene urë lidhëse midis dy shteteve dhe popujve dhe në mënyrë te denjë do të prezantojnë vendin e tyre. S’ka dyshim se njohja e gjuhës turke sigurish do t’u shërbej në të ardhmen  pas diplomimit.  Ky është  misioni dhe qëllimi ynë “ tha  drejtori  Ozdemir. Ndërkaq profesori i Fakultetit të Shkencave Politike  Ivan Vukoviq  tha  se “ndarja e diplomave  për vijuesit e kursit të gjuhës turke,  paraqet kulmin e bashkëpunimit midis Institutit,  Ambasadës së Republikës së Turqisë dhe Fakultetit të Shkencave Politike në Mal të Zi”.  Përndryshe letërsia, arti figurativ, piktura, muzika dhe kinematografia turke vazhdojnë të  jenë gjithnjë e me prezentë  në Mal të Zi. Artistë, ekspozita, dhe takime me krijues janë pothuajse të përjavshme dhe atë falë organizimit nga Insituti Yunus Emre.  Sot ky institut organizon ekspozitën e fotografive “Nën dritën e hijes “ të piktorit Ozkan Samioglu i cili në opinion  njihet edhe si autori i hiteve “ Si mund kjo zemër ty të të harroj “ dhe “Shpirti”.  Ekspozita e cila do të hapet në Galerinë e Muzeut në Podgoricë  do të mund të përcillet nga publiku  artdashës  deri me datën 10 nëntor.

Ambasada e Turqisë në Mal të Zi organizoi pritje zyrtare me rastin e ditës së themelimit të Republikës. Ambasadori Serhat Galip  ne fjalën e tij tha se Turqia dhe Mali i zi janë vende mike, andaj edhe në të ardhmen Turqia do t’i ofroj përkrahje të pa kursyer Malit të Zi .

Ambasada e Turqisë në Mal të Zi ka organizuar një pritje zyrtare me rastin e festes se 29 tetorit që njihet si themelimit të Republikës së Turqisë. Në këtë ceremoni pritje kanë marrë pjesë personalitete të larta të shtetit të Malit të Zi, ministra të kabinetit Qeveritarë, deputetë, Ambasadorë të akredituar në Mal të Zi , miq dhe shumë të tjerë të ftuar. Ceremonia u hap nga Ambasadori i Turqisë në Mal të Zi z Serhat Galip i cili pas falënderimeve për të pranishmit  citoi fjalët e Presidentit të parë të Turqisë Mustafa  Kemal  Ataturk    “Paqe në atdhe – paqe në botë”.

Ambasadori Galip vazhdoi fjalimin e tij me mesazhin e Presidentit të Turqisë Rexhep Taip  Erdogan  me rastin e 29 Tetorit Festës së  Republikës . Në mesazh ndër të tjera thuhej se “Republika e Turqisë është rezultat i ngritjes , i lindjes përsëri nga hiri i një kombi fisnik  që në shekuj ishte i gatshëm të vetë flijohej për të mos humbur lirinë dhe nderin e tij. Populli turk me 29 Tetor 1923 me gjakun dhe shpirtin e tij i tregoi botës se nuk do të lejonte që ajo të prangoste vullnetin e tij dhe askush nuk do të mund të vendoste për fatin e tij. Qëndresa e lavdishme e kombit tonë tha më tej Ambasadori  Galip  përballë tradhtisë së 15 Korrikut  me 250 dëshmorë dhe  2193 të plagosur është shprehje e kësaj fryme. Atë natë te gjithë qytetarët tanë, të rinj e të reja, gra dhe burra u dolën për zot vlerave dhe vullnetit të tyre, arritjeve të Republikës. Ne jemi krenar që jemi pjesë e këtij kombi bujar dhe hero që pavarësinë e ka pjesë të karakterit të tij”.  Duke u ndalur në marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Turqisë, Ambasadori Galip u shpreh se Turqia dhe Mali i Zi janë partner të bashkuar me lidhje të thella historike, kulturore, ekonomike dhe sociale. Unë besoj tha ai  se niveli i marrëdhënieve tona përbën një bazë të fuqishme dhe të shëndetshme për të përshpejtuar bashkëpunimin tonë në të gjitha fushat . Unë për këtë dëshiroj të ri konfirmoj  dëshirën dhe gatishmërinë e Qeverisë sime  Në fund Ambasadori Galip falënderoj të pranishmit për pjesëmarrje në pritjen për festën kombëtare./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne