Gjuha kryesore e folur nga shqiptarët në Prishtinë ishte turqishtja, kurse intelektualët e flisnin gjuhen turke edhe në shtëpi

Kur isha fëmijë, plotëson imazhet për qytetin e dikurshëm, profesori Hamdi Spahu mbaj mend se në Prishtinë shkollimi fillor ishte i obligueshëm deri në klasën e katërt, kurse më vonë orientimi i të rinjve bëhej nëpër zeje të ndryshme që ushtroheshin asokohe: ndër saraçë, këpucëtarë, nallanexhinj, kënataxhinj, kasapë etj.

Një numër i zanatçinjve përvetësonin të rinjtë për zejet e tyre. Siç dihet, të rinjtë aty kalonin nga 10-15 vjet, derisa merrnin zanatin, pra derisa të bëheshin mjeshtër.

Të martave, dyqanet ekspozonin mallin nëpër qepena. Standardi ishte fare i ulët.

Prishtinasit mbanin mbi kokë kryesisht fesin, kurse katundarët që vinin për tu furnizuar mbanin plisa të bardhë. Me ardhjen e gjermanëve, së pari e pamë flamurin kombëtar dhe të rinjtë, ata pak intelektualë, filluan të kuptonin më mirë se ishin shqiptarë. Përmes bursave të ndryshme dhe mësuesve të ardhur nga Shqipëria, prishtinasit filluan të mësonin gjuhën shqipe. U ndërrua fesi me plis.

Në Prishtinë është folur kryesisht gjuha turke, madje edhe intelektualët shqiptarë flisnin turqisht në shtëpi.

Bile, rrallë ndonjë qytetar serb mund të mos e dinte turqishten. Ndërsa të ardhurit përçmoheshin si “qyl”.

Sanije Gashi – Prishtina e fëmijërisë sime

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne