Gjuha perse do të mësohet në dy universitete kineze

Dy universitete kineze njoftuan se duan të shtojnë gjuhët perse dhe urdu në kurset e tyre.

Sipas një dokumenti zyrtar që u publikua kohët e fundit, dy universitetet kineze në veriperëndim të Kinës dhe në territorin autonom të Xinjiangit do të shtojnë gjuhët urdu dhe persiane në kurset e tyre bachelor.

Nga semestri veror, regjistrimi i studentëve do të fillojë nga e gjithë Kina në Universitetet e Shihezit dhe Xinjiangit.

Vlen të përmendet se përveç Iranit, gjuha perse është gjuhë zyrtare në Taxhikistan dhe Afganistan. Gjuha urdu është gjuha zyrtare në Pakistan.

Aktualisht, gjashtë universitete në Kinë ofrojnë gjuhën perse si një nga drejtimet e tyre kryesore që çuan në rreth 500 njerëz të fitojnë aftësi të vlefshme në këtë gjuhë.

Burimi : ISNA/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne