Gjukanoviç fillon vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, i cili sot dhe nesër qëndron në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ceremoni solemne është pritur në Shkup nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

Pas pritjes zyrtare në vilën presidenciale, Pendarovski dhe Gjukanoviç kanë mbajtur një takim dypalësh, pas çka ka vijuar takimi i delegacioneve nga të dyja shtetet.

Pas takimeve, është paraparë një konferencë e përbashkët për media e dy presidentëve.

Në kuadër të vizitës, është paraparë që presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviç, të realizojë takime edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi si dhe me kryeministrin Zoran Zaev./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne