Gjuriç në Zveçan për Pashkë: Do mbijetojmë dhe qëndrojmë në Kosovë

I ashtuquajtur, “Drejtori i Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka arritur mbrëmë vonë në Kosovë, ku ka marr pjesë në liturgjinë Pashkëve të zhvilluar në Manastirin e Banjskës afër Zveçanit.

Siç raporton “Beta”, i rrethuar nga njerëz dhe anëtarë të Listës Serbe, Marko Gjuriç ka përcjell mesazhe për popullin serb, i cili, sipas tij, përkundër vështirësive po përpiqet të mbijetojë në Kosovë.

“Serbia do të jetë gjithmonë me popullin e saj në Kosovë dhe Metohi. Ne serbët numerikisht jemi pak, por jemi popull i guximshëm dhe liridashës”, tha Gjuriç.

Ai shtoi se “serbët do të mbijetojnë në Kosovë dhe Metohi”.

“Ne do të qëndrojmë dhe do të qëndrojmë këtu në Kosovë dhe Metohi. Ne, si Serbi, dimë si ta mbrojmë popullin tonë në Kosovë, sepse këtu, për më shumë se një mijë vjet, është ndërtuar identiteti i popullit serb, i gjithë popullit serb. Është ndërtuar në të kaluarën, po ndërtohet sot dhe të jeni të sigurt se do të ndërtohet edhe në të ardhmen”, tha Marko Gjuriç.

Gjuriç erdhi dje në Kosovë me leje të institucioneve të Kosovës.

Para gati dy javësh, më 26 mars, ai u arrestua në Mitrovicën Veriore për hyrje ilegale në territorin e Kosovës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne