Gjuriq : Amerikanë, shikoni punët tuaja

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i është kundërpërgjigjur ashpër ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, i cili ka reaguar ndaj blerjes së aeroplanëve ushtarakë rusë nga Serbia.
Ai ka thënë se Serbia i respekton të gjitha shtetet dhe nuk ndërhyn në politikën e tyre, dhe të njëjtën gjë tha se e pret edhe nga shtetet tjera ndaj Serbisë.

“Nuk kam parë që ambasadori ynë në SHBA të jetë konsultuar kur SHBA-ja ka vendosur të blejë aeroplanë F-35, atë model apo këtë”, ka thënë Gjuriq në një konferencë për media duke komentuar çështjen se ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, “nuk i pengon ushtria e Kosovës, por i pengojnë migët rusë të cilët do të mbërrijnë në Serbi”, raporton Tanjug.

Ai ka shtuar se Serbia i respekton të gjitha shtetet, i qëndron parimit të barazisë mes shteteve dhe popujve dhe “nuk ia jep të drejtën vetes që të sillet me shtete tjera sikur të mos jenë sovrane dhe të pavarura dhe nuk ndërhyn në politikën e shteteve tjera”, dhe të njëjtën e pret nga shtetet tjera, transmeton Koha.net.

“Unë ende s’kam dëgjuar nga Matkoviqi (ambasadori serb në SHBA) ta ketë pyetur dikush për shitjen e armëve në vlerë prej 110 miliardë dollarësh Arabisë Saudite, e as për blerjen e ‘Fantomëve’ të rinj. Përderisa dikush të mos e konsultojë, nuk presim që këtu dikush të kërkojë që ne t’i pyesim për pajtim kur ne e pajisim ushtrinë tonë”, ka thënë Gjuriq.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne