Gjushi i bën thirrje grave të shkojnë përtej burrave të tyre

Kryetari i bashkisë së Durrësit i njohur për shprehjet e tij të famsheme se do ta bëjmë “Durrësin e shekullit të XXI si Firencen e mesjetës” ose “Arkitekti i velierës Kazamonti është Mikelanxhelo i kohës sonë”, nuk i ka zhgënjyer as sot ata që mendojnë se politika është një shfaqe që duhet ndjekur për t’u zbavitur. Ai ishte i pranishëm në një takim më një masë të madhe grash socialiste. Duke iu referuar zgjedhjeve të 25 qershorit ai iu bëri thirrje atyre të bindin jo vetëm bashkëshortët, por edhe të punojnë me të gjithë burrat që njohin për t’i bindur që të votojnë për PS. “Nëse nuk e bëni këtë Shqipëria do të kthehet mbrapa” theksoi kryebashkiaku batutaxhi i Durrësit. Si për të vazhduar me linjën paksa sensuale edhe Rama që e mori fjalën pas Gjushit e filloi me një batutë: “Këtu paska aq shumë gra sa nuk di ku të hedhësh sytë më parë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne