Gjykata Apelit merr vendimin për Mihal Kokëdhimën

Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Mihal Kokëdhimën, i arrestuar pas një incidenti në lokalin në pronësi të tij, “Panorma” në Porto Palermo, për arsye se dhunoi një familje turistësh spanjollë.

Me këtë masë sigurie të dhënë në dhënë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë nga gjyqtarja Esmeralda Habilaj, Kokëdhima do të qëndrojë në burg së paku gjatë kryerjes së hetimeve, nën akuzën e “kanosjes”, “dëmtimeve të tjera me dashje” dhe “shkatërrimit të pronës”.

Kokëdhima, 51 vjeç, i ka shpëtuar burgut në dy raste të mëparshme për dënime alternative. 51-vjeçari rezulton të ketë qenë i proceduar për vjedhje të energjisë elektrike dhe për ndërtimin pa leje të “Panorma”-s, që u rrafshua javwn e kaluar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Megjithatë, Kokëdhima nuk ka qëndruar në burg për asnjërën nga akuzat e lartpërmendura. Në vitin 2015, Gjykata e Vlorës dha ndaj tij dënimin me 18 muaj liri me kusht, që u shua si masë nga Gjykata e Apelit, në zbatim të ligjit të amnistisë së atij viti. Ndërsa në 2017-ën, është proceduar për ndërtim e paligjshëm të restorantit.

Lidhur me këtë akuzë, Gjykata e Vlorës e dënoi Kokëdhimën me 8 muaj burg, masë që u pezullua duke e lënë në liri me kusht për 18 muaj. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Vlorë./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne