Gjykata britanike ‘kërcënon’ bosin shqiptar të drogës: Paguaj 54 mijë paund ose…

Një shqiptar, i cili konsiderohet si koka e një bande kriminale dhe që përfitoi mbi 365 mijë paund nga furnizimi me kanabis i bandave në Plymouth, duhet të paguajë 54 mijë paund përpara se të deportohet.

Mediat britanike shkruajnë se bëhet fjalë për 31-vjeçarin Laver Sakaj, i cili  u dënua me 4 vite e 6 muaj burg në Shkurt, për drejtimin e një pjese të operacionit për furnizimin me rreth 50 kilogramë kanabis nga Birmingham në Plymouth.

Si rezultat i një hetimi të gjerë, të koduar ‘Operacioni Madras’, 8 persona u dënuan për futje të drogës në qytet, pasi i fundit u kap duke e futur fshehur atë në Romë.

31-vjeçari Sakaj jetonte ilegalisht në Britani. Ai drejtonte e operacionin kriminal sëbashku me kunatin e tij Shkëlzen Hasani, 29 vjeç.

Ata ishin të lidhur me disa persona të tjerë nga Plymouth, të cilët ishin korrierë apo menaxherë të drogës dhe parave.

Njërit prej korrierëve të ndaluar nga policia iu gjetën 24,300 paund, të fshehura në një çantë shpine “Spider-man”.

Hetimet gjithashtu çuan në sekuestrimin e 8.5 kilogramëve nga një prej korrierëve, të paketuar në 35 çanta me vakum, me një vlerë prej 87,500 paund.

Kur ky i fundit u arrestua në shtëpinë e tij në Kingsëinford, atij iu gjetën më pak se 10 mijë paund ‘kesh’.

Mbrojtja deklaroi se shqiptari kishte përfituar vetëm 9 mijë paund, por hetuesit insistuan se ai kishte përfituar më shumë, mbi të gjitha prej një mosmarrëveshje për një urdhër siguracioni me vlerë 30 mijë paund, mbi një Mercedes.

Çështja ishte shtyrë deri më sot, kur u pranua se Sakaj kishte përfituar rreth 365,293 paund nga veprimtaria kriminale.

Në seancën gjyqësore, Sakajt iu tha se duhet të paguante 54,128.75 paund, ose në të kundërt do të qëndronte edhe 15 muaj të tjerë në burg.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne