Gjykata e Budapestit vendos të mos ekstradojë Nikolla Gruevskin

Gjykata e Budapestit në Hungari ka vendosur të mos ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevskin. Ish-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski u pa me pranga në duar  para gjykatës mëngjesin e kësaj të enjte në Hungari, ndërsa përpiqej që t’i mbulonte herë pas here.

Maqedonia e Veriut  ka kërkuar me ngulm ekstradimin e Gruevskit për të vuajtur dënimin me 2 vite burgim. Ai u dënua nga Gjykata për blerjen e makinës së blinduar tip “Mercedes” apo siç njihet ndryshe si rasti “tanku”.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski u arratis nga Maqedonia e Veriut në Nëntor të vitit 2018 dhe kërkoi azil politik në Hungari./bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne