Gjykata e la pezull për t’u bërë kryeministër, Hoti mesazh Kurtit: Do të zhgënjehet keq nëse rrënon institucionet

Në një kohë kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar përkohësisht ngritjen e qeverisë së re, kandidati për kryeministër Abdullah Hoti shkruan se e respekton vendimin e marrë nga institucioni më i lartë i drejtësisë.

Hoti shprehet se kushdo që e shfrytëzon këtë kohë të masës së përkohshme për të degraduar institucionet ekzekutive të vendit, rrënimin e ekonomisë dhe përdorimin e pandemisë për të shkelur liritë tona themelore, do të zhgënjehet keq.

Postimi i Hotit:

Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese duhet të pranohet nga të gjithë, pa asnjë kundërshtim, me urtësinë dhe detyrimin që kemi ndaj vendimeve të këtij institucioni gardian të Kushtetutës. Vetëm kështu e avancojmë demokracinë tonë. Nuk ka rrugë të dytë.

Në anën tjetër, kushdo që e shfrytëzon këtë kohë të masës së PËRKOHSHME për të degraduar institucionet ekzekutive të vendit, rrënimin e ekonomisë dhe përdorimin e pandemisë për të shkelur liritë tona themelore, do të zhgënjehet keq, siç po zhgënjehen çdo ditë përmes shpalljes së vendimeve të tyre kundër kushtetuese nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Shumica parlamentare në Kuvendin e Republikës, duke e zgjedhur një Qeveri të re në përputhje me Kushtetutën, nuk do të lejojë që qytetarët dhe institucionet të merren nëpër këmbë nga struktura politike pa legjitimitet./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne