Rajoni

Gjykata e Larte Administrative greke liron me kusht puçistin turk

Këshilli i Shtetit në Greqi vendosi sërish të lirojë me kusht (paraqitjeje për kohë të caktuar) Suleyman Ozkaynakçi, një prej 8 puçistëve që u arratisën (me helikopter) në këtë vend pas përpjekjes së dështuar të grushtit të Organizatës Terroriste FETO.

I mbledhur nën drejtimin kryetarit, Nikolaos Sakellariu, Këshilli i Shtetit mori në shqyrtim apelin e qeverisë greke për të pezulluar vendimin mbi të drejtën e azilit që i ishte dhënë Ozkaynakçi.Në fund të vlerësimit të çështjes Këshilli vendosi për lirimin e Ozkaynakçi, me kusht që t’u nënshtrohet kontrolleve të rrepta deri në shqiptimin e vendimit të Këshillit për të gjitha kërkesat e puçistëve për azil.Kështu, Këshilli i Shtetit refuzoi pjesërisht kundërshtimin e qeverisë.Për Ozkaynakçi u vendosën disa masa sigurie, si deklarimi i një adrese banimi (por me kusht që të mos e bëjë publike) dhe paraqitja çdo ditë në stacionin e policisë, në rast se ai dëshiron të lihet i lirë nga stacioni i policisë ku mbahet i ndaluar. Ozkaynakçi gjithashtu i është ndaluar dalja jashtë shtetit.Vendimet e Këshillit të Shtetit për të dyshuarit e tjerë ende nuk janë lëshuar, por ka të ngjarë që edhe ata të lirohen gjithashtu. Gjykata ka vendosur kufizime të ashpra ndaj lëvizjeve të Ozkaynakçi, ndërsa ai pret një vendim mbi kërkesën e tij për azil.Këshilli i Shtetit vendosi që Ozkaynakçi do të mbetet në një adresë të pazbuluar; ai duhet të paraqitet çdo ditë në një stacion policor lokal dhe nuk mund të marrë dokumentet e udhëtimit derisa fati i aplikimit të tij për azil të përcaktohet në maj. Gjykatat fillimisht i kishin dhënë atij azil, por e kishin pezulluar vendimin pas një apeli të qeverisë greke. Të dyshuarit do të lirohen muajin e ardhshëm gjithsesi, kur skadon koha maksimale e ndalimit prej 18 muajsh.”Administrata duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe të përshtatshme për mbrojtjen dhe mbikëqyrjen efektive të shtetasit turk, me kusht që në thelb këto masa të mos nënkuptojnë paraburgim”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Shtetit në Greqi, që është Gjykata e Lartë Administrative e vendit.Kërkesa e Ozkaynakçi për azil ishte pranuar në fund të dhjetorit, madje ishte lënë i lirë për një kohë të shkurtër, por ishte ndaluar sërish pas apelit të qeverisë për pezullimin dhe anulimin e vendimit (të Gjykatës).Më pas ishte marrë vendim që apeli i qeverisë në vend të Gjykatës së Apelit të dërgohej në Këshillin e Shtetit, që është gjykatë e lartë.Pritet që në 4 maj Këshilli i Shtetit të japë vendimin përfundimtar për kërkesat e puçistëve për azil. Nga ana tjetër, afati maksimal i paraburgimit, që sipas ligjit grek është 18 muaj, skadon në fund të majit.Ministri grek i Drejtësisë Stavros Kontonis kishte thënë se nuk kishte pengesa për lirimin e tetë puçistëve në rast të skadimit të këtij afati.Pas tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut, tetë ushtarakë (dy komandantë, katër kapitenë dhe dy rreshterë) u arratisën në Greqi me një helikopter “Sikorsky” dhe u ulën në Aleksandropolis. Pas uljes së tyre, tetë anëtarët e dyshuar të FETO-s kërkuan azil nga autoritetet greke. Para se kërkesa e tyre për azil të shqyrtohej në gjykatë, një gjykatë greke i dënoi të puçistët për hyrje të paligjshme në Greqi. Qeveria turke kërkoi zyrtarisht nga Greqia ekstradimin e anëtarëve të FETO, të cilët akuzohen se kanë gisht në përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit, me qëllim përballjen e me drejtësinë në Turqi.Greqia kundërshtoi kërkesën e tretë të Turqisë në mars për ekstradimin e tetë ushtarakëve. Gjykata greke e apelit, që shqyrton çështjen, vendosi se të dyshuarit nuk do të përballeshin me një gjykim të drejtë në Turqi nëse do të ekstradoheshin.Oficerët e arratisur në Greqi akuzohen në lidhje me rolin e tyre në pjesën e Stambollit në përpjekjen e grushtit të shtetit. Kur përpjekja e grushtit të shtetit dështoi, ata ikën në selinë e Brigadës së 66-të të Këmbësorisë së Mekanizuar. Baza ushtarake shërbeu si vendi i mbledhjes për një grup oficerësh puçistë që akuzohen për mbledhjen e mbajtur atje dy ditë përpara tentativës (për grusht shteti) për të diskutuar mbi detajet.Për shkak të vendndodhjes së saj si porta e Evropës, Greqia ka qenë një destinacion i preferuar si nga emigrantët, ashtu edhe nga të dyshuarit e FETO-s, të cilët e përdorin Greqinë si një itinerar për t’u larguar nga Turqia, pasi kjo e fundit përshkallëzoi goditjen ndaj grupit terrorist që ndërmori përpjekjen e armatosur për të përmbysur regjimin. Ekipet turke të sigurisë kufitare kanë ndaluar me dhjetëra të dyshuar të FETO-s në kufirin tokësor me Greqinë, ndërsa Roja Bregdetare turke ka penguar një numër të madh të anëtarëve të grupit që kanë tentuar të ikin me motobarka apo gomone në ishujt grekë nga brigjet e afërta turke që nga vera e vitit 2016.

OPINIONE