Gjykata më e lartë e Indisë vendos se privatësia është një e drejtë themelore

Vendimi i rëndësishëm mund të ketë pasoja shumë të gjera për programin e identifikimit biometrik të qeverisë.
Gjykata e Lartë e Indisë ka vendosur se qytetarët kanë një të drejtë kushtetuese për privatësinë, një vendim historik që mund të prishë një program biometrik identifikimi të diskutueshëm per popullin Indian.

Një gjykatë nëntë antareshe vendosi njëzëri të enjten se e drejta për privatësi ishte “e mbrojtur si një pjesë e brendshme e nenit 21 që mbron jetën dhe lirinë”, një rast që sfidon vendimin e Kryeministrit Narendra Modi për të bërë karta identiteti biometrike, të njohura si Aadhaar , te detyrueshme. Aadhaar, i cili ka regjistruar shenja të gishtërinjve dhe ka skanuar syte e më shumë se një miliard indianëve, u krijua si një skemë vullnetare për të modernizuar pagesat e përfitimeve për miliona njerëz të varfër dhe për të shkurtuar mashtrimin. Por vitet e fundit është bërë e detyrueshme për një numër në rritje shërbimesh, duke përfshirë hapjen e një llogarie bankare ose pagimin e taksave. Kundërshtarët kanë argumentuar se përdorimi i saj për shërbimet thelbësore nënkupton të drejtën e privatësisë gjithnjë e më shumë të shkelur. Aktivistët thonë se Aadhaar lidh të dhëna të mjaftueshme për të krijuar një profil gjithëpërfshirës të shprehive të shpenzimeve të një personi, miqve dhe të njohurve, pronën që ata zotërojnë dhe një tablo të informatave të tjera.Avokati Prashant Bhushan u tha gazetarëve jashtë gjykatës se aktgjykimi ka gjasa të ndikojë në program.”Çdo e drejtë fundamentale i nënshtrohet kufizimeve të arsyeshme me ligj. Nëse Akti i Aadhaar imponon kufizime të paarsyeshme do të duhet të shqyrtohet,” tha ai.

Qeveria e Modi ka hedhur poshtë sugjerimet se programi, i krijuar në vitin 2009, përbën një kërcënim për liritë civile, pavarësisht se të dhënat personale po rrjedhin në shkeljet e sigurisë. Në maj, hulumtuesit e sigurisë të Qendres për internet dhe shoqëri raportuan se informacioni i 135 milionë njerëzve ishte zbuluar në internet. Autoriteti Unik i Identifikimit të Indisë (UIDAI), agjencia që drejton Aadhaarin, ka thënë në mënyrë të përsëritur se të dhënat e saj janë të sigurta.

Gjatë seancave dëgjimore, paneli i Gjykatës Supreme njohu rrezikun e keqpërdorimit të informacionit personal dhe sfidën e mbrojtjes së të dhënave të tilla private në epokën e internetit. Por gjykatësit gjithashtu pranuan se duhet të ketë kufizime brenda arsyes për privatësinë individuale. Studiuesit e së drejtës kushtetuese kishin thënë se rasti do të ishte një provë testuese për demokracine indiane, me pasoja potencialisht të gjera nëse individëve do u lejohej të sfidojnë ligjet në bazë të të drejtave individuale./ Al Jazeera

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne