Gjykata e Lartë e Turqisë vendosi ekstradimin e Izet Haxhisë, dëshmitarit kyç për veprat e errëta të Sali Berishës

Burime pranë Gjykatës së lartë të Stambollit i bënë me dije Pamfleti.com se sot autoritetet gjyqësore pranë kësaj gjykate vendosën ekstradimin e njërit prej figurave më të njohura të prapaskenës politike shqiptare. Është fjala për Izet Haxhinë, ish trupërojën e Sali Berishës, ish Presidentit dhe Kryeministrit shqiptar, i njohur për krime politike dhe afera të jashtëzakonshme në kurriz të shqiptarëve..

Pas një maratone 12 vjeçare Gjykata e Lartë e Turqisë ka vendosur ekstradimin e Izet Haxhisë për në Shqipëri. Ende nuk dihen motivet mbi të cilat është marrë ky vendim pikërisht në vigjilje të Drejtësisë së Re.

Izet Haxhia është dënuar në Shqipëri si pjesëmarrës në njërën prej vrasjeve më tronditëse të historisë së poskomunizmit në vend. Është fjala për vrasjen e Azem Hajdarit./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne