Gjykata e Nju Jorkut mbron survejimin e muslimanëve me metodat e Luftës së Ftohtë

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut i kapërceu kompetencat e tij kur përdori një taktikë të periudhës së Luftës së Ftohtë për të fshehur informacionin se dy muslimanë ishin mbajtur nën mbikëqyrje, argumentoi para gjykatës më të lartë të Nju Jorkut, avokati që përfaqësonte dy muslimanët.

Omar Mohammed i tha të martën Gjykatës së Apelit se departamenti i policisë, në një mënyrë të paligjshme kishte survejuar duke përdorur taktikën federale të njohur si Glomar, në një rast që përfshihej kërkesa ligjore e shtetit për lirinë e informimit.

Avokati Devin Slack, i cili përfaqësonte policinë e qytetit të Nju Jorkut, tha se departamenti ishte i justifikuar për veprimin e tij bazuar në një kërkese publike të vitit 2012 lidhur me mbikqyrjen. Slack as nuk konfirmoi dhe as nuk mohoi pretendimet e ngritura në bazë të metodës së survejimit.

Padija e ngritur e dy muslimaneve për të ashtuquajturën Glomar u nxit nga një seri artikujsh të publikuar nga The Associated Press që shpjegonin me detaje se si policia e Nju Jorkut i kërkonte terroristët e mundshëm pas 11 shtatorit, duke infiltruar grupe studentore muslimanësh dhe duke vendosur informatorë nëpër xhami.

Ish-studenti i Universitetit Rutgers Samir Hashmi dhe imami i Manhatanit, Talib Abdur-Rashid paraqitën kërkesa formale që kërkonin të dhëna të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut lidhur me mbikëqyrjen.

Kërkesat e tyre u mohuan, duke rezultuar në padi që fillimisht u dëgjuan veçmas nga dy gjyqtarë të gjykatës më të ulët. Në rastin e Hashmit, gjykata e hodhi poshtë kërkesën, ndërsa për rastin e Abdur-Rashidit, gjykata vendosi që doktrina Glomar ishte dicka e lejuar në përgjigje të kërkesave të shtetit për lirinë e Informacionit.

Rastet që prej asaj kohe janë marrë përsiper nga avokati Mohammed. Mohammed argumentoi se departamenti i policisë nuk mund të mbrohej pasi kishte përdorur Glomarin, dicka e paprecedent në baze te ligjit të shtetit të Nju Jorkut. Ai tha se përdorimi i disa përjashtimeve të caktuara nga departamenti për lëshimin e informacionit nuk konsideroheshin të vlefshme, sepse nuk shpjegonin arsyen për mos dashjen e paraqitjes së dokumenteve.

Pretendimet e departamentit të policisë se “nuk mund ta konfirmojnë dhe as nuk e mohojnë ekzistencën e dokumenteve” janë pretendime boshe”, tha Mohammed.

“Ajo që Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) po përpiqet të bëjë është të nxisë fshehtësinë, e cila në të vërtetë është e dëmshme për publikun”, tha ai.

Zyrtarët e policisë kanë thënë se departamenti nuk është i detyruar të zbulojë personat që mbikëqyren për cështje terrorizmi.

Vendimi për rastin pritet te jepet në mars.

Doktrina Glomar u emërua për Hughes Glomar Explorer, një anije e madhe shpëtimi e ndërtuar nga industrialisti Howard Hughes, i cili vdiq në vitin 1976. CIA kishte përdorur anijen për të nxjerrë pjesët e një nëndetëseje sovjetike që ishte mbytur në Oqeanin Paqësor në vitin 1968.

Teknologjia Glomar ishte dizajnuar për të ngritur nëndetësen më shumë se 4 kilometra në sipërfaqe, por në momentin e ngritjes nëndetëseja u shpërbë dhe pjesa më e madhe ra përsëri në fund të oqeanit.

Kur një gazetar kërkoi informacion mbi anijen e ndërtuar nga Hughes në vitin 1976, një gjykatë federale nxorri një vendim që i lejonte CIA-s që “as të mos konfirmojë gjë dhe as të mohojë gje” në lidhje me të. Doktrina Glomar është përdorur nga agjencitë nëse informacioni bie në disa rrethana të caktuara përjashtuese.

“Doktrina Glomar u ngrit në bazë të mbrojtjes kombëtare”, tha Mohammed për AP para seancës gjyqësore. “Kjo çështje duhet të vendoset nga ligjvënësit, dhe jo të vendoset nga NYPD vetëm për shkakun se ata duan ta bëjnë këtë.”/dailysabah/Gozeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne