Gjykata Evropiane refuzon apelin e udhëheqësit të organizatës terroriste FETO

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) hodhi poshtë sot disa ankesa të paraqitura nga Fetullah Gülen, udhëheqësi i Organizatës Terroriste FETO, grupi i cili qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016 në Turqi.

Gjykata i konsideroi si të pabaza pretendimet e Gülen-it se gjykatat në Turqi janë të njëanshme dhe nuk janë të pavarura.

Gjykata gjithashtu vendosi se pavarësisht apelit të tij, Kodi Penal Turk përfshin dispozita me të cilat mbron të drejtat individuale të aplikantëve, por Gülen nuk arriti të shterojë mjetet juridike që ofrohen brenda vendit, të cilat ai duhet t’i kishte bërë para se të aplikojë në GJEDNJ.

Në lidhje me pretendimet e Gülen-it se Gjykata Kushtetuese e Turqisë kishte shkelur të drejtat e tij dhe e kishte diskriminuar, GJEDNJ vendosi në mënyrë të ngjashme se këto akuza ishin “të pabaza”.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik të vitit 2016 në të cilin 251 njerëz u martirizuan dhe gati 2.200 u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne