Gjykata Evropiane do të vendosë nëse Ligji Islam mund të anashkalojë Ligjin Civil të një Shteti

A mund të rregullohet ligji i sheriatit fetar islam në legjislacionin e brendshëm të BE-së. Kjo është një çështjet që po shqyrton Dhoma e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Gjykata dëgjoi këtë javë një rast që përfshin zbatimin e ligjit të sheriatit në një mosmarrëveshje për një çështje trashëgimie mes shtetasve muslimanë të Greqisë. Pasi burri vdiq, gruaja trashëgoi të gjithë pasurinë e tij nën vullnetin e tij të shkruar sipas ligjit grek.
Megjithatë, dy motrat e burrit thonë se me ligjin e sheriatit pasuria ndahet edhe mes tyre sepse vwllai i tyre ishte anëtar i bashkësisë myslimane në Thrakë dhe në këtë rast është myftiu që duhet të mbikëqyrë këtë proces.
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut theksoi se “rasti mbështetet në mënyrë të veçantë mbi 1920 Traktatin e Sèvres në vitin 1920 dhe Traktatin e Lozanës në 1923, që përcakton se ligjin fetar islam zbatohet për shtetasit grekë myslimanë”.
Një organizatë jo-fitimprurëse me bazë në Londër ndërhyri “për shkak të rëndësisë së çështjes në ligjin Evropian dhe pasojat e saj për vende të Evropës, përfshirë Britaninë e Madhe.
“Ne ndoqëm rastin për ta bërë të qartë se ligji i sheriatit është në thelb i papërputhshëm me të drejtat e njeriut”- shkruan Tim Dieppe, kreu i politikës publike të Konfrencës së Krishterë, në faqen e internetit të organizatës. “Ne shpresojmë dhe lutemi që gjyqtarët ta shohin këtë dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat”.
Ndërsa Christian Concern e përshkruan ligjin e sheriatit si “diskriminues” dhe thotë se ndërhyrja e tij në këtë rast sjell në dritë probleme të ndryshme që rrjedhin nga përdorimi i ligjit të sheriatit edhe në Mbretërinë e Bashkuar. “Përdorimi i Sheriatit ka çuar në promovimin e shoqërive paralele brenda Mbretërisë së Bashkuar,” i tha ai në një deklaratë për CBN News. “Sheria vetë në mënyrë joproporcionale ka fyer gratë dhe nuk u jep të drejta ligjore jo-muslimanëve”.

“Një vendim sipas tw cilit ligji i sheriatit duhet të kenë përparësi mbi të drejtën civile të shtetit do të vendosw një precedent alarmant për Këshillin e Shteteve Anëtare të Evropës, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar”-shkruan Tim Dieppe. “Pwrkundrazi, vendimi që ligji civil duhet të anulojë ligjin e sheriatit do të kishte dobi ligjore në të gjithë Këshillin e Evropës”-shton ai.
“Ne shpresojmë që Gjykata do të vazhdojë linjën e përparësisë që Sheriati është e
i papajtueshwm me një shoqëri demokratike”- thotw ai për CBN News. “Megjithatë, nëse Gjykata do të vendosë që ligji i sheriatit duhet zbatuar në rastin e zonjës nga Greqia ajo në thelb do të vendosw që Sheriati mund të gëzojnë epërsi ligjore mbi legjislacionin e brendshëm të një kombi”
Në Greqi, kryeministri njoftoi një projekt-ligj që do të zbatonte ligjin e sheriatit në Trakë opsionalisht. Projektligji thotë se ligji civil anashkalon ligjin e sheriatit, përveçse nëse të gjitha palët bien dakord të respektojnë ligjin e sheriatit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne