Gjykata gjermane mund ta lirojë Puigdemont me kusht

Gjykata e shtetit verior të Schleswig Holstein tha në një deklaratë se lirimi i mundshëm me kusht i Puigdemont do të bëhej me garancinë pasurore prej 75.000 eurosh.

Puigdemont u ndalua muajin e kaluar pasi hyri në Gjermani nga Danimarka, ku jetonte në azil pasi ishte akuzuar për rebelim dhe keqpërdorim të fondeve publike gjatë referendumit të vitit të kaluar për pavarësinë e Katalonjës.

Gjykata gjermane shtoi se ekstradimi i Puigdemont me akuzën për rebelim nuk mund të lejohej, pasi akuza e barasvlershme gjermane për tradhti parashikon që i akuzuari duhet të ketë kryer akte dhune. (ATSH)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne