Gjykata i jep mandatin Safet Gjicit e 8 kryebashkiakëve të tjerë

Edhe pse prej kohësh Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do t’i lirojë zyrat e Bashkive, pasi nuk njohin zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Gjykatat e rretheve kanë dhënë mandatet për 9 kryebashkiakët e rinj të PS.

Kështu kryebashkiakëve të rinj u lind e drejta që të marrin zyrat e reja që u takojnë sipas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Gjyakat e Elbasanit ka dhënë mandatin për Andis Sallan.  Kryebashkiaku i LSI Altin Toska kishte bërë kërkesë për të marrë pjesë në gjykim, duke kërkuar të mos konfirmohej mandati i Andis Salla i cili u shpall fitues nga gara përballë Merita Xhikës nga Bindja Demokratike

Gjykatësi Bujar Musta vendosi rrëzimin e kërkesës së Altin Toskës për të marrë pjesë në gjykim dhe për të mos i konfirmuar vlefshmërinë mandatit të dhënë nga zgjedhjet e 30 Qershorit Andis Sallës.

Po kështu Gjykatat kanë dhënë mandatet për :

-Kryebashkiakun e Kolonjës, Aktori i njohur Erjon Isai,
-Kryebashkikaun e Kukësit, Safet Gjicin,
-Kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro,
-Kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiu,
-Kryabashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj,
-Kryebashkiakun e Shijakut, Elton Arbana,
-Kryebashkiakun e Patosit, Rajmonda Balilaj,
-Kryebashkiakun e Pustecit, Pali Kolefski,.

Kujtojmë se pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rezultateve, të gjithë kryebashkiakët e rinj kanë depozituar kërkesat në gjykatë për të marrë mandatet.

Sipas ligjit është gjykata shkalla e fundit që u jep mandatin fituesve duke i zyrtarizuar në drejtimin e njësive të qeverisjes vendore.

Nga ana tjetër Partia Demokratike me anë të Sekretarit të Përgjithshëm të  Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, u bëri thirrje gjykatave që të mos miratojnë vendimin e KQZ-së për shpërndarjen e mandateve të kryetarëve të 61 bashkive, fitues në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, megjithatë gjykatat nuk e kanë marrë parasysh këtë kërkesë.

Vendimi i gjykatës së Kukësit për vërtetimin e mandatit si kryetar bashkie të Safet Gjicit

 

 

 

burimi:/shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne