Gjykata izraelite miraton rrënimin e katër shtëpive palestineze

Gjykata Supreme e Izraelit ka miratuar vendimin për rrënimin e katër shtëpive të palestinezëve në Bregun e okupuar Perëndimor.

Sipas një njoftimi me shkrim nga Qendra Izraelite për Mbrojtje Individuale Hamoked, gjykata ka miratuar rrënimin e tre shtëpive të palestinezëve në qytezën Deir Ebu Mishal në pjesën qendrore të Bregut Perëndimor, ndërsa një tjetër në qytezën Silvad.

Në shtëpitë në Deir Ebu Mishal do të rrënohen vetëm katet e epërme, kurse në Silvad e tërë shtëpia, thuhet në njoftim, ndërsa rrënimi nuk do të fillojë para 9 gushtit, në mënyrë që pronarët të mund të nxjerrin orenditë shtëpiake.

Shtëpitë të cilat do të rrënohen u përkasin një palesitnezi dhe tre personave të tjerë që u vranë nga forcat izraelite në qershor me akuzat se kishin inicuar një incident që rezultoi me vrasjen e një polici izraelit në Jerusalemin Lindor.

Qendra Izraelite për Mborjtje Individuale Hamoked e kishte ankimuar në Gjykatën Supreme të Izraelit vendimin për rrënimin e shtëpive në fjalë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne