Gjykata Kushtetuese e Turqisë: 4.25 metra katror është e mjaftueshme për të burgosurit

Gjykata Kushtetuese e Turqisë vendosi që për çdo të burgosur është e mjaftueshme një hapësirë prej 4.25 metra katror për person, duke përfshirë këtu edhe zonat e përbashkëta të jetesës si kuzhinat dhe hapesirat e ventilimit.

Pas arrestimit të tij dhe vendosjes në Burgun e Tipit 1 No’lu T të Osmanijes, Mehmet Hani Baki, i cili u gjykua në rastin FETO, u ankua për hapësirë të pamjaftueshme në burg.

Sipas raportit të Mesut Hasan Benli nga gazeta Hurrijet, Baki ka thënë se ai po qëndron së bashku me 25 persona në një dhomë burgu dhe ka bërë kërkesë për të zvogëluar numrin e personave në këtë dhomë. Por, kërkesa e tij u refuzua. Kur edhe kërkesa e bërë në Gjykatën Penale të Osmanijes u refuzua, Baki bëri një kërkesë tjetër individuale në Gjykatën Kushtetuese. Në letrën e dërguar nga burgu me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, mesatarja e dhomës A-38 është 25, me një hapësirë përdorimi prej 4.25 metra katrorë për person. Drejtoria e burgut gjithashtu njoftoi se numri i shtretërve për gjumë dhe pushim është 16 dhe se për shkak të numrit më të madh të të burgosurve, rreth nëntë prej tyre janë detyruar të shtrihen në dysheme.

Gjykata Kushtetuese vendosi që kërkesa e gjyqtarit të mëparshëm është e papranueshme. Duke rikujtuar se janë arrestuar shumë persona të cilët kanë pasur lidhje me FETO-n, pas grushtshtetit të 15 korrikut, në këtë vendim u tha kështu:

“Si rezultat i kësaj situate të paparashikuar, numri i të burgosurve në vend është rritur me dhjetëra mijëra brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe – disa ditëshe. Edhe pse situata gjatë një periudhe pas grusht shtetit të 15 korrikut ishte kështu, u konkludua se dhoma në të cilën ata u mbajtën mund të kishte standarde të mjaftueshme për shkak të disponueshmërisë së hapësirës prej 4.25 metra katror për person, duke përfshirë këtu edhe zonat e përbashkëta të jetesës si kuzhinat dhe hapesirat e ventilimit. Kohë pas kohe, thuhej se të burgosurit të cilët për shkak se nuk kishin vend nëpër shtretër, ishin të detyruar të shtrihen në dysheme, mbi ta krijohej një ngarkesë fizike dhe mendore.”

KRYETARI VOTOI KUNDËR

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Engin Yıldırım votoi kundër këtij vendimi dhe në shkrimin e tij u tha kështu: “Mbajtja të paraburgosurve dhe të dënuarve në dhomat e burgut me një numër të madh të njerëzve për një kohë të caktuar është e kuptueshme, por është e papranueshme që ata të mbahen në një mjedis të tillë për një kohë të gjatë. Nuk është në përputhje me dinjitetin njerëzor që të paraburgosurit dhe të dënuarit të jenë të detyruar të shtrihen në dysheme pranë tualetit për më shumë se një vit.”

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne