Gjykata Kushtetuese/ Maliqi: ‘Venecia’ foli, Meta ka të drejtë, koha të largojmë Ramën

Deputeti Lefter Maliqi është shprehur se Komisioni i Venecias theksoi se Presidenti Ilir Meta është në drejtën e tij, sa i përket përplasjeve me maxhorancën për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Deputeti deklaroi se tani është koha të largojmë Ramën nga qeveria.

“Kaloresi deshtak i Rilindjes(KM) pas 2 Marsit i ka ikur zeri dhe ngjyra e fytyres nga manifesimi madheshtor.S’ka kthim prapa,koha ta largojme kete te keqe te madhe sa me pare,neser do jete vone per demokracine dhe te Ardhmen Europiane.”, shprehet Maliqi.

Postimi:

Venecia foli,Presidenti ka te drejte. Kushtetuta,Demokracia dhe e ardhmja Europiane ne rrezik nga Beslidhja e krimit.Populli ne 2 Mars foli,i cili vershoj si Uragan si asnjeher më parë,frika u thye,shpresa lindi.Beslidhja me shqiptaret duhet te vazhdoj me forte, me revolucion demokratik deri ne goditjen perfundimtare te beslidhjes se krimit,te kesaj bande oligarkesh qe ka paralizuar jeten politike dhe ekonomike te vendit,me varferi,pasiguri,cpopullim,zgjedhje lokale moniste,kapje institucionesh,duke synuar instalimin e diktatures.

Kaloresi deshtak i Rilindjes(KM) pas 2 Marsit i ka ikur zeri dhe ngjyra e fytyres nga manifesimi madheshtor.S’ka kthim prapa,koha ta largojme kete te keqe te madhe sa me pare,neser do jete vone per demokracine dhe te Ardhmen Europiane.

Komisioni i Venecias ende nuk ka një raport final për çështjen e emërimit të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese, por mesohet se në opinionin paraprak konstatohet se mënyra e veprimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është e dyshimtë dhe se ligji për ndryshimin e betimit tek Presidenti është antikushtetues.

Në opinion paraprak thuhet se Meta ka vepruar sipas Kushtetutës me emërimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk e ka shkelur atë./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne