Shqiperia

Gjykata lë në burg drejtuesit e PD-së. Basha: nuk frikësohemi nga Edi Rama

Gjykata e Elbasanit dha sot masën e sigurisë për 7 të arrestuarit, të gjithë përfaqësues të Partisë Demokratike, të cilët protestuan pak ditë më parë kundër Kryeministrit Edi Rama.

Gjykata vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Bujar Vreton,Kryetari i PD-së Librazhd; Arjan Karriqin, Kryetari i PD-së Prrenjas; si dhe dy persona të tjerë, Bujar Kojkun dhe Dashamir Bojën.

Ndërkohë gjykata vendosi masën ‘detyrim paraqitje’ për ish-deputetin e  PD-së, Aurel Bylykbashi, si dhe për sekretarin e PD-së Librazhd Erlin Gurra dhe sekretarin e PD-së Prrenjas Leonard Onuzin.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit, reagoi Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një dalje për median, Zoti Basha tha se “opozita nuk frikësohet nga vendime të tilla”.

Kreu i PD-së akuzoi kryeministrin Rama se ka kaput gjykatësit:

“Dua tu drejtohem të gjithë policëve, prokurorëve dhe gjykatësve të Elbasanit. E dini fare mirë se çfarë është ligji dhe drejtësia. Edi Rama mund tu ketë premtuar se do t’ua falë korrupsionin dhe shkeljet ligjore, do të kaloni vettingun. Unë ju premtoj se shpejt do ta shoqëroni Edi Ramën para drejtësisë.”

Zoti Basha shtoi se opozita nuk do të ndalet deri sa të largojë Edi Ramën nga pushtetit:

“Unë, të gjithë demokratët në cdo cep të Shqipërisë dhe gjithë qytetarët e bashkuar do ta luftojë këtë qeveri kriminale derisa Edi Rama dhe të gjithë kriminelët e tij të dalin para drejtësisë së vërtetë.”/exit

OPINIONE