Gjykata lë në burg ‘zogun e Tiranës,’ rinovohet masa e sigurisë

Gjykata e Tiranës lë sërish në burg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe edhe si “Zogu i Tiranës. Më 12 dhjetor, gjykata ka ricaktuar për Nikajn, masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

I arrestuar më 24 nëntor 2019, Nikaj është në dorën e prokurorisë, që do të bëjë edhe ballafaqimin me biznesmenin dhe me D.N, në hotelin “Autostrada” në Tiranë.

Hermes Nikaj u arrestua bashkë me tre persona të tjerë pas një hetimi për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni në qendrat estetike dhe klubet e natës.

Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj ofrohej edhe shërbimin eskortë dhe seks në grup. Dosja.al mësoi se Nikaj ishte në një dhomë hoteli në autostradë me një 47-vjeçar nga Mamurrasi në momentin që është arrestuar.

Në dëshminë e tij, mësohet se ‘Zogu i Tiranës’ ka mohuar gjithçka duke u shprehur se të gjitha aktivitetet e kryera janë bërë me dëshirë dhe nga dëshira për të eksploruar.

Ai ka mohuar të jetë tutor apo të ketë marrë pagesa në këmbim të seksit të ofruar./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne