Gjykata liron ish-zv/drejtorin e Burgjeve, Iliaz Labin

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të lirojë nga burgu ish-zv/drejtorin e Burgjeve, Iliaz Labi duke caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Vendimi u mor pas kërkesës së bërë nga pala mbrojtëse. Labi u arrestua disa muaj më parë dhe sipas prokurorisë akuzohet për korrupsion.

Ish-drejtuesi i dikasterit të Burgjeve, u vu në pranga pas dyshimeve për abuzime me tenderin e ushqimeve. Ai iu drejtua gjykatës për Krime të Rënda, me kërkesë për revokimin e masës së sigurisë.

Gjykata administroi si provë kryesore kartelën mjekësore të të paraburgosurit Labi, dhe caktoi një ekspert mjekësor, për të ekzaminuar gjendjen shëndetësore të Iljaz Labit dhe për të dhënë mendimin e tij, nëse izolimi në paraburgim vë në rrezik jetën e tij.

Emri i Iljaz Labit, i bashkëngjitet listës së gjatë të ish-zyrtarëve të lartë apo njerëzve të drejtësisë, të cilët me pretendimin se vuajnë nga probleme shëndetësore, kërkojnë apo përfitojnë lirimin nga burgu./ Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne